Zeka i reagon ashpër zv.kryeministrit Hoxhaj: Lejuat organizata ekstremiste fetare të financuar nga Serbia e Rusia...

Aktuale

Zeka i reagon ashpër zv.kryeministrit Hoxhaj: Lejuat organizata ekstremiste fetare të financuar nga Serbia e Rusia...

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 21:32
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, thotë se reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhajt është shumë i vonshëm.

Hoxhaj ka deklaruar se, “nëse Bashkimi Evropian nuk ua njeh të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës, atëherë kemi të bëjmë me islamofobi dhe albanofobi”.

E këtë Zeka thotë se e ka thënë në çdo takim me ambasadorët e huaj apo edhe zyrtart evropian.

Sipas tij, politika hipokrite e Kosovës e kanë fajin më të madh për këtë.

“E para, sepse eshte munduar ta mbuloje perkatesine fetare me gjethin e fikut, e dyta, sepse ka lejuar organizata extremiste fetare te financuara nga Serbia-Rusia dhe disa vende te lindjes, qe ne emer te fese kane zhvilluar aktivitete antifetare, antikombetare dhe antishteterore. Kornizat e krejte ketije devinimi i ka ndertuar OKB-eja ne Kosove...”, shkruan Zeka ën Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje shprehet se kjo nuk i falet zëvendëskryeministrit Hoxhaj pasi e ka ditë moti ktë punë.

Ja shkrimi i plotë i Milaim Zekës:

Shume i vone reagimi i Zv Kryeministrit Hoxha

Enver Hoxhaj, paska deklaru sot, se “nese BE nuk ua njeh te drejten e levizjes se lire qytetareve te Kosoves, atehere kemi te bejme me islamofobi dhe albanofobi”!

Ndoshta jam i vetmi zyrtar i shtetit te Kosoves i cili ne çdo takim me ambasadoret e huaje, po edhe zyrtar evropian, hapur ua kam thene kete gje. Ku jam bazuar? Ne diskriminimin e madh qe u behet shqiptareve neper gjithe Europen, madje ne mase te madhe edhe ne Skandonavi, pikerisht per shkak te perkatesise se tyre fetare dhe kombetare.

Politika hipokrite e Kosoves e kamë fajin me te madh per kete. E para, sepse eshte munduar ta mbuloje perkatesine fetare me gjethin e fikut, e dyta, sepse ka lejuar organizata extremiste fetare te financuara nga Serbia-Rusia dhe disa vende te lindjes, qe ne emer te fese kane zhvilluar aktivitete antifetare, antikombetare dhe antishteterore. Kornizat e krejte ketije devinimi i ka ndertuar OKB-eja ne Kosove...

Me fole ndonje mesues ne ndonje shkolle fillore te Abrise, Açareves, apo Rezalles, i falet, ama jo Enver Hoxhes, i cili e ka dite moti kete pune. E kane ditur edhe lideret e tjere politik, te cilet Behgjet Pacollin eshte dashte me emru minister te zhvillimit ekonomik, po ne asnje menyre MPJ. Ne rrafshin nderkombetar, kurr ma keq nuk kemi qene!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat