David Philips: Nuk ka njohje të reja me idenë e ndërrimit të kufijve

Aktuale

David Philips: Nuk ka njohje të reja me idenë e ndërrimit të kufijve

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:39
David Philips

Analisti, David Philips, ka thënë se nuk do të ketë njohje të reja përderisa ekziston ideja e ndërrimit të territoreve.

Akademiku nga Universiteti i Kolumbisë, David Philips tha se idetë që po qarkullojnë nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve ndikon në njohjet e shtetit të Kosovës.

Në intervistën për media, Philips tha se nuk do të ketë njohje të reja në këtë situatë.

“Nuk do të ketë njohje të mëtutjeshme. Nuk mund të përfshij çdo vend të botës, por pse ndonjë vend do ta njihte Kosovën tani, kur ndodhin këto negociata të paqarta. Ata janë duke bërë përpjekje të mira, po mundohen shumë. Sipas mendimit tim, do të jetë shumë e vështirë që të bindet ndonjë vend për ta njohur Kosovën. Çfarë do të shihni është se vendet do të largohen. Do të ketë tërheqje të njohjeve sepse ata do të shohin gjendjen në Kosovë dhe do të thonë ‘ky nuk është një vend i qëndrueshëm, ata nuk mund të arrijnë marrëveshje madje as ndërmjet vete’. Kjo mosmarrëveshje në publik e diskrediton Kosovën si vend”, tha Philips.

Në këtë intervistë, Philips flet edhe për qëndrimin amerikan lidhur me dialogun dhe bisedimet për ndërrimin e kufijve.

Në ndërkohë, sonte presidentët janë takuar sërish në Bruksel dhe të dy nuk patën përshtypje të mira nga takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat