Ish ushtaraku dhe Komandanti i UÇK-së “shpërthen” ndaj Enver Hoxhajt: O debil, o llum i llumit

Aktuale

Ish ushtaraku dhe Komandanti i UÇK-së “shpërthen” ndaj Enver Hoxhajt: O debil, o llum i llumit

Nga: P.R Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:34
Enver Hoxhaj dhe Naim Maloku

“Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duket të kaloj. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje tu jep liri të lëvizjes vendeve, Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën, Kiribati e deri te Venezuela. Janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza”. Kjo deklaratë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka nxitur reagimin e Naim Malokut, ish ushtarak dhe komandant i UÇK-së.

“Po qyshë s'po të vjen marre, nga titulli qe e ke dhe pozitat që i ke dhe i ke pasë ,o DEBIL? Mbi 850.000 shqiptar të Kosovës jetojnë dhe punojnë me të drejta dhe mundësi të barabarta, si qytetarët Evropian, i mbajnë familjet e tyre dhe krejt Kosovën.
Po qyshë mundësh O LLUM i llumit, me të gjithë Ata të tjerët që i ke në parti ( e qe të durojnë Ty aty), me e harru Evropen e kohës së okupimit total dhe luftës?”, shkruan ndër tjerash Maloku në reagimin e tij, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

" Evropa ka albanofobi"!
Enver Hoxhaj (GE) 09.11.2018

Po qyshë s'po të vjen marre, nga titulli qe e ke dhe pozitat që i ke dhe i ke pasë ,o DEBIL?
Mbi 850.000 shqiptar të Kosovës jetojnë dhe punojnë me të drejta dhe mundësi të barabarta, si qytetarët Evropian, i mbajnë familjet e tyre dhe krejt Kosovën.
Po qyshë mundësh O LLUM i llumit, me të gjithë Ata të tjerët që i ke në parti ( e qe të durojnë Ty aty), me e harru Evropen e kohës së okupimit total dhe luftës?
Sa mijëra shqiptar të përndjekur kerkuan dhe gjetën strehim po në këte Evropë të cilës i thua që ka ALBANOFBI?

E vërtetë,
Evropa ka fobi pushtetarët, pra Ty dhe të gjithë të tjerët hajna e matrapaz që e katandisët ,si është më keq, Kosovën që nga Pavarësia e kendej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat