Rasti i shtetasve turq, shefi i AKI-së Shpend Maxhuni të hënën merret në pyetje

Aktuale

Rasti i shtetasve turq, shefi i AKI-së Shpend Maxhuni të hënën merret në pyetje

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:01
Shtetasit turq te deportuar nga Kosova per ne Turqi

Driton Selmanaj, zëvendës-kryesues i Komisionit Hetues Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve turk, ka konfirmuar për KALLXO.com se ky Komision të hënën do ta intervistojë shefin e AKI-së, Shpend Maxhuni, ish-drejtorin e policisë së Kosovës.

“Jemi në fazën e intervistimeve, të hënën në ora 13 e kemi në raportim ish-drejtorin e Policisë së Kosovës Shpend Maxhunin, tani më shefi i Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës (AKI), dhe kemi procesion e intervistës me policët dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në arrestimin, të cilët vetëm se kemi përfunduar intervistimin”, tha Selmanaj duke shtuar se shumë shpejtë do të vendoset data në të cilën do të ftohen për raportim edhe kryeministri, presidenti, dhe ministri Punëve të Jashtme.

Në fund të muajit tetor, Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të depërtuar nga Kosova në Turqi në mënyrë misterioze në mars të këtij viti nisi punën me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje deklaroi  se ky komision dëshiron tas kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe depërtuar.

“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policorë”, pati thënë Sveçla pas përfundimit të seancës së intervistimit të policëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat