Gashi përkrahë iniciativën që edhe mediat të jenë pjesë e ligjit të sponsorizimit

Aktuale

Gashi përkrahë iniciativën që edhe mediat të jenë pjesë e ligjit të sponsorizimit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Pamje nga takimi

Mospërfshirja e mediave në ligjin mbi sponzorizime ishte arsyja kryesore që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me përfaqësues nga mediat takuan ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Në këtë takim kryetari i Odës Skënder Krasniqi falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe theksoi se Oda gjatë takimeve të përbashkëta që ka realizuar me përfaqësuesit e mediave ka identifikuar shumë probleme që po e preokupojnë dhe dëmtojnë këtë sektor.

“ Si problem shihet edhe ligji për sponsorizime, ku në këtë rast Oda mendon që do të duhej të përfshihen edhe mediat. Një gjë e tillë jo vetëm që është nevojë por është edhe një ndihmë e madhe”, ka thënë Krasniqi.

Ardian Lama nga Rrokum Tv theksoi që ndryshimi në ligjin aktual ku duhet të përfshihen edhe mediat mund të ishte shumë e vlefshme.

Ilir Mirena, përfaqësues nga mediat online theksoi se brenga kryesore është të gjendet mënyra se si mediat të përfshihen në këtë ligj, duke shtuar se janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen e nevojshme në këtë drejtim.

 Eduard Kolnrekaj nga Tv Opinion shtoi se përfshirja e mediave në këtë ligj do të ndikonte që ky sektor të qëndrojë më mirë financiarisht, do të pavarësohen dhe do të jenë më të fuqishme.

Ndërsa Liridon Bahtijari nga Klan Kosova theksoi se amandamentimi i këtij ligji do të ishte një shtytje shumë e mirë financiare.

“Krahasuar me Shqipërinë ku paratë nga reklamat dhe sponsorizimet qarkullojnë më shumë, Kosova qëndron më mbrapa”, tha Bahtijari.

Ministri Gashi theksoi se do të kenë përkrahjen e plotë drejt amandamentimit të këtij ligji, andaj në lidhje me këtë do të formojë edhe një grup punues ku do të iniciohet një gjë e tillë.

Gashi gjithashtu theksoi se përkrah  këtë ndryshim dhe mediat gëzojnë mbështetjen e plotë nga ana e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat