Haradinaj-Cuoci: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë

Aktuale

Haradinaj-Cuoci: Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Ramush Haradinaj dhe Salvatore Cuoci

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur.

“Nga Komandati Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv”, ka shkruar Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat