Deputeti i VV-së kundërshtarëve: Hajdeni matemi në zgjedhje!

Aktuale

Deputeti i VV-së kundërshtarëve: Hajdeni matemi në zgjedhje!

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë se, krejt janë bë bashkë kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai i ka komentuar sondazhet e sotme të cilat e kanë lënë posht liderin e LVV-së, Albin Kurtin, shkruan gazeta “Bota sot”.

Këto sondazhe ai i quan të porositura.

“E dijmë dhembjen e juaj, Lëvizja është shtëpi e qytetarëve dhe e shtrirë thellë tek qytetarët, kjo nuk zhbëhet!

Hajdeni dhe matemi në zgjedhje pra!”, shkruan ai në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Tmerr. Krejt bashkë kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Medie të pushtetit, parti politike që me qeverisjen kriminale po e qojnë drejtë theqafjes Republikën e Kosovës, tash edhe me sondazhe të porositura duke tentuar të krijojnë opinion të rremë.

E dijmë dhembjen e juaj, Lëvizja është shtëpi e qytetarëve dhe e shtrirë thellë tek qytetarët, kjo nuk zhbëhet!

Hajdeni dhe matemi në zgjedhje pra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat