Labinot Tahiri i gëzohet emërimit të ambasadorit të ri nga Ferizaji

Aktuale

Labinot Tahiri i gëzohet emërimit të ambasadorit të ri nga Ferizaji

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:14
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i është gëzuar lajmit se është emëruar një ambasador nga Komuna e Ferizajt.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka uruar ambasadorin e ri Hajdin Abazi dhe ka shkruar se Ferizaj po merr nga Presidenca, nga Qeveria dita e ditës atë që meritonte shumë më herët.

Postimi i plotë:

URIME AMBASADORI I RADH?S NGA FERIZAJ

Urime për Ferizajin dhe qytetarët tanë për zgjedhjen e duhur të Ambasadorit të ri nga ky qytet Z. Hajdin Abazi. Tani shumë me vend veproi, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj dhe qendër për zgjedhjen e këtij Diplomati. E rendesishme ?shtë që t'a urojmë qytetin tonë.

I nderuar, ju ishit veprimtarë dhe sakrifikues i qështëjes kombëtare, por mbi të gjitha një diplomat i pa kontestuar për fatin e Kosovës deri te Liria e saj.

Ferizaj po merr nga Presidenca, nga Qeveria dita e dit?s atë q? meritonte shumë më herët, por , edhe vonë nuk është.

Urime për shqiptarët në Skandinavi sepse atje jetonte dhe vepronte në ilegale zotëria për qështjen kombëtare, dhe urime për të gjithë ne që e njohem kontributin e tij përmes kohës së Luftës, një burrë që meriton shumë; Hajdin Abazi.

Sinqerisht Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat