Haradinaj: Liberalizimi do të ndodhë, por të mos hedhim bërllok

Aktuale

Haradinaj: Liberalizimi do të ndodhë, por të mos hedhim bërllok

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 11:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë. Ai  tha se do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën, por porositi qytetarët ta ruajnë ambientin, sepse në Evropë nuk shkohet duke hedhur mbeturina.

Shefi ekzekutivit ka dalë sot pranë parkut të Gërmisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë ka pranuar se në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të mbajt një ambient të pastër në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se derisa Kosova kërkon liberalizimin e vizave, duhet të mbajë vendin pa mbeturina, sepse siç tha ai nuk është Evropë me ambient jo të pastër.

Megjithatë, sipas tij, lëvizja e lirë do të bëhet.

“Implementimi do të jetë problem, por do të punojmë. Po ankoheni që s’ka liberalizimi. Kanë me na dhanë se është e drejta e jona, por duhet të punojmë në këtë drejtim. A bon prej tash e tutje mos me hedh bërllok të gjithë bashkë?”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të votojnë ata që nuk kanë respekt për hapësirat e përbashkëta.

“Shihet qe ka mungu një kujdes. I bëj thirrje kryetarit të Komunës dhe të gjithëve që të kujdesen për ambientin. Nuk duhet shumë para për me i heq mbetjet inerte. Këto pjesë këtu në hyrje të Gërmisë duhet të bëhen parqe”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa Luan Hasanaj nga organizata ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, bëri të ditur se deri tanë kanë pastruar 450 deponi ilegale, në shumë se gjysma e tyre sa janë gjithsej dhe mbi 15 tonë mbetje ndërtimore.Aksioni ‘ Ta pastrojmë Kosovën’, ka filluar më 15 shtator dhe përfundon më 15 dhjetor , që për qëllim ka përfshirjen e qytetarëve, institucioneve qendrore e lokale dhe shoqërisë civile në pastrimin e të gjithë Kosovës nga deponitë ilegale dhe mbeturinat e vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat