Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Vuçiq shihen si tentativa për ta ringjallur Millosheviqin, përcjell Bota sot.
“E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.
Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Vuçiq kërcënon tërë rajonin, harron që Serbia humbi katër lufta
Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin.
Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim.
Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq.
Prandaj, kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vuçiq i pat thurrë lavde pak javë më parë.
Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndêrron në muze.
E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.
Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.