Limaj: Pushtetarit arrogant mos ia jepni mundësinë

Aktuale

Limaj: Pushtetarit arrogant mos ia jepni mundësinë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:54
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka filluar takimet me të rinjtë e kësaj partie në gjitha qytetet e Kosovës.

Ai në qytetin e Pejës theksoi se të rinjtë janë baza e një shteti, pasi me rolin që kanë këta të fundit nuk duhet t’iu japin mundësin pushtetarëve arrogant t’i udhëheqin.

Limaj: Pushtetarit arrogant mos iu jepni mundësi as mu zgjedhë

“Pushtetari arrogant është shenja e përbuzjes të mundësive që i ka dhënë qytetari dhe të tillëve duhet me iu ngushtu hapësira, mos me iu dhënë mundësi as mu zgjedhë e as me na drejtu, atë mund ta arrijmë nëse ne duam, sidomos rinia e merr rolin aktiv”, tha ai.

Kërkesë të veçantë për të rinjtë pati kryetari Limaj. Ai iu drejtua atyre që mos të kenë ambicie vetëm të shkojnë në fakultet, mirëpo siç thotë ai t’iu drejtohen dhe zanatit.

Limaj: Kthejuni punës e me atë zanat ndërto jetën tuaj

“Koncepti që çdo djalë ose vajzë me kry fakultetin është i gabueshëm, nuk është e domosdoshme që një djalë ose vajzë me kry fakultetin…. Diferenca është punëtori ose jo punëtori…djemë, vajza që nuk mendoni me përfundu fakultet në Prishtinë drejtojuni zanatit, shkollave profesionale… kthejuni punës e me atë zanat ndërto jetën tende”,  u shpreh  Limaj.

Ai shtoi se kjo nuk është një fushatë elektorale, mirëpo vetëm një nismë, që të rinjtë e partisë të jenë më të informuar për programin politik të kësaj partie dhe mundësive që ajo ofron.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin kryetarët e të rinjve të Nismës Socialdemokrate, Nderim Hysaj, i cili tha se të rinjtë e kësaj partie gjithmonë kanë qenë aktive në gjitha sferat politike, sociale dhe ekonomike

Hysaj: Nisma rinisë iu ofron hapësirën e duhur:

“Rinia e nismës ka qenë  gjithmonë pjesë e aktivitetet si në degë, ashtu dhe në qendër duke promovuar ideologjinë e partisë… nisma e rinisë ju ofron hapësirën e duhur për të dhënë kontributin tuaj në përmirësimin e gjendjes dhe të ardhmes së rinisë në gjithë Kosovën”. tha Hysaj.

Limaj vazhdoi takimin me të rinjtë në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat