Limaj: Të përfundojë mentaliteti i ndërtuar në 10 vitet e fundit

Aktuale

Limaj: Të përfundojë mentaliteti i ndërtuar në 10 vitet e fundit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:45
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka sot ka prezantuar programin e tij për të mbështetur të rinjtë në punësim, që siç tha ai janë “kthimi tek puna dhe vetëpunësimi përmes qendrave të arsimit profesional”.

Pas takimit që kishte me të rinjtë socialdemokrat të qytetit të Pejës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar tubimin e tij për t’u takuar dhe me të rinjtë e kësaj partie në Gjakovë.

Prej këtij qyteti ai deklaroi se qëllimi kryesor i partisë së tij është t’i bëjnë të qartë dy pika kryesore programore. Sipas tij, ato janë kthimi tek puna dhe vetëpunësimi përmes qendrave të arsimit profesional.

Limaj: Pikat konkrete të nismës kanë qëllim për mobilizim

“Jemi në një moment të rëndësishëm të zhvillimit tonë si subjekt politik, në kohën kur ne duhet të shpalosim dhe dalim me projekte konkrete, të cilat i kemi prezantuar gjatë kohës kur ju jeni angazhuar për zhvillimin e Nismës. Sot jemi këtu para jush për t’i paraqitur dy pika konkrete të Nismës, konkrete, praktike, të cilat kanë për qëllim mobilizimin tonë të përbashkët, për t’i ofruar një zgjedhje”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Limaj u shpreh i pakënaqur, siç thotë ai me mentalitetin individual që ka kapluar Kosovën, këto dhjetë vitet e fundit, që sipas tij nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Limaj: Të përfundojë mentaliteti i ndërtuar në 10 vitet e fundit

“Ne duam që përfundimisht në Kosovë të përfundojë një lloj mentaliteti që është ndërtuar këto dhjetë vitet e fundit. Cili është ai? Ai është kur veprimet individuale, kërkesat individuale, zgjidhjet individuale që nuk kanë sjell rezultate. Çka do të thotë kjo? Deri më tani mungesa e politikave të përgjithshme që kanë efekt në shoqëri, kanë munguar, ne kemi dalë, jemi kthyer në zgjidhjet dhe interesin individual”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i rinisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Maxhuni theksoi rolin e shkollave profesionale, sipas tij ato janë shumë të rëndësishme, sepse sipas tij ka shumë të rinj që janë pa asnjë lloj pune. Tutje, ai u shpreh se bashkë me kryetarin Limaj, nuk i takojnë ata vetëm në kohë fushate.

Maxhuni: Ne nuk vijmë pranë jush vetëm në kohë zgjedhje

“Ne jemi për herë të parë këtu, pranë jush që të dëshmojnë edhe një herë se nuk vijnë tek ju vetëm në kohë zgjedhje, ne vijmë tek ju për t’iu ofruar një program, i cili do të dëshmojë se shkollat profesionale do të ketë ndikim tek të rinjtë dhe të rejat tona. Sepse nuk është e domosdoshme që djemtë dhe vajzat tona të ketë vetëm fakultet të kryer”, tha kryetari i rinisë, Maxhuni.

Nisma Socialdemokrate së fundi ka nisur një aktivitet që ata e quajnë turi i rinisë, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj deklaroi se “ky tur do të vazhdojë në gjitha qytetet e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat