Krasniqi: Shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë të tashmen as të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Krasniqi: Shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë të tashmen as të ardhmen e Kosovës

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:44
Memli Krasniqi

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim vendosjen e tafirës prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim nuk është pritur mirë as nga Bashkimi Evropian, por ka ngjallur edhe reagime të mëdha të liderëve serbë e gjithashtu të deputetëve të Listes Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ata nëpërmjet reagimi kanë paralajmëruar protestë në qoftë se nuk shfuqizohet kjo taksë, gjithashtu duke theksuar se do të jenë në opozitë të plotë ndaj qeverisë duke refuzuar çdo sugjerim të tyre.

Ndër të tjera, Lista Serbe janë deklaruar se do të mbështetin çdo nismë për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Media ka kontaktuar me Shefin e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për ta pyetur në lidhje me këto qëndrime të Listës Serbe.

Krasniqi ka thënë se teket dhe shantazhet e Listës Serbe nuk e përcaktojnë as të tashmën e as të ardhmën e Qeverisë së Kosovës e aq më pak të shtetit të Kosovës.

“Teket e Listës Serbe nuk e përcaktojnë as të tashmen e as të ardhmen e Qeverisë së Kosovës, e aq më pak të shtetit të Kosovës.” Është shprehur Krasniqi.

Ai ka deklaruar se vendimet e institucioneve të vendit nuk do të kushtëzohen nga shantazhet e Listës Serbe.

“Vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës nuk do të kushtëzohen nga shantazhet e tyre.” Ka përfunduar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat