Deputeti i LDK-së thotë se është koha që Haradinaj të tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje - Bota Sot
Deputeti i LDK-së thotë se është koha që Haradinaj të tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje

Aktuale

Deputeti i LDK-së thotë se është koha që Haradinaj të tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:57
Deputetët e LDK-së

Deputeti i opozitës, Haxhi Avdyli nga radhët e LDK-së, thotë se lider shtetëror i guximshëm është ai cili merr guximin me u ballafaqu me realitetin për të mos qëndruar kryeministër pa kompetenca, pa informata e përkrahje qytetare.

Sipas tij, qëndrimi i Ramush Haradinaj në post me më pak se 40 deputetë, tregon që ai post vlerësohet më shumë se interesat e vendit.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se tani është koha që kryeministri Haradinaj ta tregoj guximin e tij duke dhënë dorëheqje.

Ja postimi i plotë i tij:

Lider shtetëror i guximshëm është ai cili merr guximin me u ballafaqu me realitetin për të mos qëndruar Kryeministër pa kompetenca, pa informata e përkrahje qytetare.

Qëndrimi i Ramush Haradinaj në post me më pak se 40 deputetë ,tregon që ai post vler?sohet më shumë se interesat e vendit. Kosova duhet edhe kur nuk të dhuron poste e privilegje.

Prandaj tani është koha për ta treguar guximin e tij duke dhënë DORËHEQJE.

Qëndrimi në atë post verteton fjalën tonë të urtë që KAJTJA ( lakmia) korit burrin. Por edhe ecja e Kosovës përpara po dëmtohet, nga ky lëmsh institucional i shkaktuar nga ky mishmash koalicioni PANA-S.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test