Pacolli: E kam ëndërr ta qeverisi Kosovën vetëm një vit - Bota Sot
Pacolli: E kam ëndërr ta qeverisi Kosovën vetëm një vit

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Pacolli: E kam ëndërr ta qeverisi Kosovën vetëm një vit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:29
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur sonte për punën e Qeverisë së Kosovës. Ai ka treguar se nuk ka hapësirë shumë të punoj në qeverinë aktuale. Por, ka treguar se e ka ëndërr që të qeverisë me Kosovën vetëm një vit.

“ Unë e kam ëndërr që ta qeverisi Kosovë për të paktën një vit. Për këtë kohë do të kishit kuptuar se si do të zhvillohet vendi. Unë për një vit do të kisha treguar si qeveriset me vendin. Kjo është edhe ëndrra ime”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se me pozitën që ka aktualisht në qeveri nuk i jep mundësi të punoj shumë.

“ Tash unë jam vetëm një pasagjer në këtë autobus që po rrugëton. Aty nuk kam shumë mundësi të punoj dhe t’i shpreh mendimet e mija”, ka thënë Pacolli në “Oxygen”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test