Presidenti Thaçi mirënjohës për Francën

Aktuale

Presidenti Thaçi mirënjohës për Francën

Nga: D.RR Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:57
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga Parisi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar disa fotografi nga Parisi, ku po qëndron atje me ftesën e presidentit të Francës, Emanuel Makron. Përveç presidentit Thaçi, atje po qëndrojnë mbi 70 president nga shumë vende të Botës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, kancelaren gjermane Merkel, presidentin rus, Vladimir Putin e shumë të tjerë, shkruan “Bota sot”.

Thaçi në rrjetin e tij social, Facebook ka shkruar se, është mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Gjithashtu, Thaçi thotë se kjo është një mundësi e mirë për të biseduar me liderët botëror.

“E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë. HTH”, ka shkruar Thaçi, transmeton “Bota sot”.

Më poshtë, ju sjellim disa nga fotografit që Thaçi ka publikuar në Facebook, nga Parisi:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat