Ish-mjeku i UÇK-së: Populli t’u japë shtagën b**** milionerëve kriminelë

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Populli t’u japë shtagën b**** milionerëve kriminelë

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:45
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka komentuar rreth Ligjit për konfiskimin e pasurisë për “komandantët milionerë”.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se populli nuk duhet t’i besojë një ligji që e bëjnë “komandantët milionerë”, pas sipas tij, ai nuk ka kurrfarë vlere.

Madje, siç ka theksuar ai, Ligji në fjalë mund të djellë dëme të paparashikueshme, duke komprometuar një proces tepër të ndieshëm, përcjell Bota sot.

“Së pari, populli me votën e tij duhet që këtyre milionerëve kriminelë t’u japë shtagën bytheve e pastaj vjen ligji dhe vjen zbatimi i ligjit”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Loshit:

A ka ironi më të madhe se sa kur vetë komandantët milionerë na premtojnë Ligjin për konfiskimin e pasurisë që ata e kanë fituar?! Kjo thjesht, nuk mund të kuptohet ndryshe pos si fakt se ata janë shumë komfor me krejt manipulimet dhe përfitimet ilegale që i kanë bërë, sepse janë vetë shteti dhe janë vetë ligji. Kjo është ngjashëm me kriminelin që thotë “unë të kam vrarë e ti ankoju ligjit!” Populli nuk duhet t’i besojë një ligji që e bëjnë vetë komandantët milionerë. Sepse, një ligj që nuk zbatohet fare, ose që zbatohet në mënyrë selektive, nuk ka kurrfarë vlere. Madje, mund të na sjellë edhe dëme të paparashikueshme, duke komprometuar një proces tepër të ndieshëm. Ne duhet të bëjmë një ligj që konfiskon pasurinë e të gjithë atyre që në mënyrë të jashtligjshme e kanë fituar tash e dy dekada e jo vetëm disa vite të fundit. Por, se pari, populli me votën e tij duhet që këtyre milionerëve kriminelë t’u japë shtagën bytheve e pastaj vjen ligji dhe vjen zbatimi i ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat