Zv/ministri i Jashtëm paralajmëron rrezikun nga Serbia: Të marrim masa në mbrojtjen e shtetit

Aktuale

Zv/ministri i Jashtëm paralajmëron rrezikun nga Serbia: Të marrim masa në mbrojtjen e shtetit

Nga: A.M Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:46
Anton Berisha

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Sebisë, Aleksander Vuçiq , i cili ka thënë se ka mundur Kosoven në Rrjetin Evropian të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E).

Berisha në postimin e tij në Facebook ka thënë se Kosovës duhet të mobilizohet dhe të mirret masa në mbrojtjen e shtetit.

Postimi i plotë:

PRESIDENTI SERB: “I LUMTUR QË E MUNDEM KOSOVËN”

Presidenti i Sebise, Aleksander Vucic, u shprehe se eshte i lumtur qe Serbia e ka mundur Kosoven

në Rrjetin Evropian të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E).

‘Miku’ Vucic ritregoi per te saten here qellimin e vertet te tij dhe te Serbise ne dialog, e qe eshte per ta mundur Kosoven. Ai nuk merzitet se si do te reagoj as Brukseli as Prishtina, ai thjeshte perkujdeset te mund Kosoven ashtu siç ka bere Serbia ne te kaluaren dhe do ta bej ne te ardhmen.

Ne, duhet urgjentisht, pas ketyre deklaratave te presidentit serb, te mobilizohemi dhe te marrim masa ne mbrojtjen e shtetit.

Kosova ka Kushtetuten e vet dhe duhet ta respektoj ne plotni. Kosova duhet te veproj si shtet qe permes institucioneve te saj, t’i pergjigjet ketij agresiviteti serb dhe te mos lejoj qe permes bisedave te individualizuara, te behemi instrument i fitoreve te Serbise.

Individeve nuk mund t’ua ndalojme miqesine qofte edhe personale me Vucicin, por mundemi dhe duhet qe shtetin e Serbise ta ndalojme ne agresivitetin e tyre publik.

Kjo duhet te vleje edhe per zyrtaret ne Prishtine, Bruksel e kudo.

Dialogu ne kurriz te Kosoves duhet te perfundoj. Ai ka kuptim vetem kur eshte proporcional dhe ne respekt te paleve, e jo ne qellimin e mundjes se Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat