Behgjet Pacolli prezent në Francë, thotë se mori ftesë nga autoritetet e larta franceze

Aktuale

Behgjet Pacolli prezent në Francë, thotë se mori ftesë nga autoritetet e larta franceze

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 10:32
Behgjet Pacolli në Francë

Pavarësisht se nuk është president i vendit, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli po merr pjesë në ceremoninë e 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Këtë e ka konfirmuar vet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ka pranuar ftesën nga autoritetet e larta franceze.

“Me ftesë të autoriteteve më të larta franceze, po marr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftes së Parë Botërore. Mundësi e mirë për të takuar homologët e mi dhe burrshtetas nga mbi 50 shtete botërore”, ka thënë Pacolli, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat