Miftari: Haradinajt kanë vrarë dhëndrin e Xhavit Halitit?

Aktuale

Miftari: Haradinajt kanë vrarë dhëndrin e Xhavit Halitit?

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Ramush Haradinaj dhe Xhavit Haliti

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një shkrimi publik në faqen e tij Facebook, ka komentuar përplasjen mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por, Miftari ka përmendur një fakt të panjohur më parë, ku ka thënë se, Xheladin Musaj, i vrarë nga Strellci i Deçanit, është dhëndri i Xhavit Halitit, pra gruaja e të ndjerit Musaj, është motra e Halitit.

Gjithnjë siç ka shkruar Miftari përmes një shkrimi për të gjithë publikun, kjo përplasja ka “rrënjët” nga kjo hasmëri familjare.

Postimi i plotë i Miftarit:

Ti kqyri punët e tua. Ti ki me prezantuar ligjin unë kam m’i ndjekë procedurat dhe ti nuk mund të më tregosh a po i ndjeki procedurat a jo, kqyri punët e tua”, i kishte thënë Xhavit Haliti, kryministrit Haradinajt.
......................

Nuk është puna fare te procedurat e të .... por është te hasmi familjar pasi Gjeladin Musaj, i vrarë nga Strellci i Deqanit është dhëndrri i Xhavit Halitit, pra gruaja e të ndjerit Gj - Musaj është motra e Xhavit Halitit.

Bëhet pyetja krejt e thjeshtë: A ishte kurdisur nga anash ... konflikti në mes të familjes së Haradinajve me familjen e Musajve nga Strellci, pse askush as Xhaviti me shokë nuk ndërmjetësuan t’i pajtonin këto dy familje pasi trimat falin dhe ta evitonin këtë konflikt të dhimbshëm familjar (kujt i ka konvenuar ky dhe shumë konflikte tjera ndërshqiptare)!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat