Haxhi Avdyli e bën për “pesë pare” Agim Bahtirin

Aktuale

Haxhi Avdyli e bën për “pesë pare” Agim Bahtirin

Nga: N. H Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:35
Agim Bahtiri dhe Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar lidhur me deklarimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi që ky i fundit tha se pozicionimi i deputetëve nga Lista Serbe me votat e tyre se do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, është një sprovë që partitë politike shqiptare dhe se deputetët që kanë gjak shqiptari nuk do ta lejojnë këtë pavarësisht se cilës parti i përkasin.

Ndërsa, deputeti i LDK-së thotë se e vërteta është se kush ka gjak shqiptari nuk duhet lejuar që Lista Serbe ta përcaktoj fatin e Kosovës duke shantazhuar këtë qeveri të pakicës.

Sipas Avdylit, kush ka gjak shqiptari do kishte punuar për krijuar qeveri të shumicës shqiptare dhe jo siç thotë ai, qeveri të pakicës.

Ja postimi i plotë i deputetit të LDK-së:

Për juve "patriota" e fenomenit "kah të fryen era". E vërtetë që kush ka gjak shqiptari nuk duhet lejuar që lista Srpska të përcaktoj fatin e Kosovës duke qeverisur me Kosovën, duke shantazhuar këtë qeveri të pakicës, duke vendosur ministra të dyshuar për maltretim të shqiptarëve. Kush ka gjak shqiptari, sdo e priste me orë tëra Srpskan per të votuar këtë qeveri.

Kush ka gjak shqiptari do e kishte shkarkuar menjëherë Rikallon. Kush ka gjak shqiptari do kishte punuar për krijuar qeveri të shumicës shqiptare e jo qeveri të pakicës çdo ditë të shantazhuar nga lista Srpska dhe mentori tyre Vuçiç.

Prandaj kush ka gjak shqiptari një ditë e përpara do rrezonte këtë qeveri të shantazhuar, painformuar ,pa vendimarrje, per të krijuar Qeveri të shumicës ku Srpska do ishte dekor e jo vendimarrës për Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat