Thaçi tregon nëse do të takohet me Vuçiqin në Paris

Aktuale

Thaçi tregon nëse do të takohet me Vuçiqin në Paris

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk do të ketë takim me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në margjinat e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Ai në një prononcim për televizionin publik  tha se një takim i tillë nuk do të ndodhë, pasi nuk ka qenë i planifikuar.

Kreu i vendit edhe një herë potencoi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Paris, kreu i vendit tonë ka pasur takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat