Mustafa: Dialogu i shantazhuar, BE-ja duhet ta ndalë Serbinë nga fushata e ndyrë

Aktuale

Mustafa: Dialogu i shantazhuar, BE-ja duhet ta ndalë Serbinë nga fushata e ndyrë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:59
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Kreu i partisë më të madhe opozitare, deklaron se, deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë. 

Sipas Mustafës, “për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi”.

Ja shkrimi i Mustafës:

Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë. 

Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat