Pacolli: Kosova po ua mohon shtetësinë shqiptarëve të Turqisë përmes kritereve që ka vendosur

Aktuale

Pacolli: Kosova po ua mohon shtetësinë shqiptarëve të Turqisë përmes kritereve që ka vendosur

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 22:45
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli nëpërmje një postimi në facebook ka shkruar rreth takimit të ri që ka pasur më shqiptarët e Turiqisë .

Pacolli ka prezantuar vështirësit që po hasin ata për aplikim për shtetësi , përmes kritereve që ka vendosur

Tujte, ajo ka shtuar se Çështja kryesore e cila u veçuan në diskutim ishte shtetësia.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

SHTETI I KOSOVËS UA KA DHËNË MUNDËSINË QË TË APLIKOJNË PËR SHTETËSI POR UA MOHON ATË PËRMES KRITEREVE QË KA VENDOSUR

Shqiptarët në Turqi përbëjnë pjesën më të madhe të diasporës që ka Kosova. Diaspora në Turqi është shumë specifike dhe ka nevojë për trajtim të veçantë. Kjo u dëshmua edhe gjatë diskutimeve publike që kishim në Stamboll dhe Izmir.

Projekt ligji që diskutuam adreson fare pak çështjet e shqiptarëve të Turqisë ngase Ministria e Diasporës, e cila edhe e ka përpiluar këtë projekt ligj, e njeh shumë pak realitetin në Turqi. Diskutimi u mundësua përmes përkthimit por pjesëmarrësit përveç që nuk ishin informuar me kohë nuk kanë pasur mundësi as ta lexojnë projekt ligjin. Projekt ligji nuk iu ishte ofruar në gjuhën turke me arsyetimin se nuk kanë pasur mundësi ta përkthejnë. Ky mos organizim bëri që të kishte shumë pak rekomandime për projekt ligjin.

Çështja kryesore e cila u veçuan në diskutim ishte shtetësia.

Fitimi i shtetësisë për një shqiptar nga Turqia në këto diskutime u tha se është procedurë shumë e gjatë dhe tejet e komplikuar dhe në fund 99% të rasteve refuzohen. Këtë e konfirmoi edhe Konsullata në Stamboll. Shteti i Kosovës iu ka dhënë mundësinë që të aplikojnë për shtetësi por ua mohon atë përmes kritereve që ka vendosur.

Rast konkret ishte një zonjë me emrin Gjevahire. Burri i Gjevahires më në fund kishte fituar shtetësinë por asaj i ishte refuzuar. Para se të shpërngulej në Turqi ajo ishte e regjistruar me emrin Gjevahire por në Turqi e kanë regjistruar me emrin Cevahire. Shteti i Kosovës i refuzon shtetësinë me arsyetimin e vetëm se nuk i përshtatet emri në dokumentet që posedon. Në këto raste shteti i Kosovës duhet të marr parasysh rrethanat historike kur shqiptarët janë dëbuar dhunshëm dhe të cilët janë detyruar të ndryshojnë edhe emrat e tyre.

Nga këto diskutime kuptuam që interesimi i diasporës në Turqi për të fituar shtetësinë e Kosovës është shumë i madh mirëpo me procedurat aktuale dhe maltretimet që i bëhen ka gjasa që të bie shumë shpejt. Kjo çështje duhet të shqyrtohet dhe kriteret duhet të rishikohen duke marrë parasysh edhe kontekstin historik.

Shetit i Kosovës duhet të jetë edhe shteti i të gjithë atyre shqiptarëve që u dëbuan me dhunë dhe u detyruan të largohen nga atdheu i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat