Vazhdon çmenduria në Serbi: Gazetat serbe shkruajnë se shqiptarët paguan që Thaçi të ulet pranë Putinit

Aktuale

Vazhdon çmenduria në Serbi: Gazetat serbe shkruajnë se shqiptarët paguan që Thaçi të ulet pranë Putinit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 23:19
Pamje nga takimi në Paris

Gazetat serbe në ballinat e së hënës kryesisht merrem me ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore që u mbajt të dielën në Paris.

Megjithatë, këto gazeta pak i kanë dhënë rëndësi këtij zhvillimi, duke u marrë më shumë me zhvendosjen e presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq në një qoshe të ceremonisë, ndërkohë që presidenti kosovar, Hashim Thaçi ishte në pjesën kryesore të liderëve botërorë.

“Politika”, gazeta më e vjetër serbe, në ballinë e ka titullin kryesor “Parisi më nuk është qytetit i dritave” dhe se aty ndodhi “skandali” në shënimin e 100 vjetorit.

Gazeta “Blic” në titull kryesor e ka pyetjen “A do të leshojë pe Merkel sa i përket korrigjimit”, duke potencuar faktin se Vuçiq u takua me Merkelin në Paris dhe se kanë folur edhe për Kosovën.

“Marre ju qoftë”, është titulli kryesor i gazetës tjetër, “Alo”. “Francezët ia shitën Thaçit vendin afër Putinit”, vazhdon tutje kjo gazetë nacionaliste, kurse në foto shihen Putin dhe Thaçi.

Edhe gazeta “Informer” merret me “skandalin” e Parisit. “Në shënimin e fitores në Luftën e Madhe, francezët e vendosen Hashim Thaçin menjëherë pas Putinit”, shkruan kjo gazetë, duke mashtruar tutje se ‘shiptarët’ si iu referohet kjo gazetë me termin fyes shqiptarëve të Kosovës, kanë paguar dikë nga organizatorët për këtë.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat