Veseli: Nuk ka popull më anti-komunist në Ballkan se në Kosovë

Aktuale

Veseli: Nuk ka popull më anti-komunist në Ballkan se në Kosovë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Kadri Veseli

Sot është hapura Java Globale e Ndërmarrësisë e organizuar nga ICK dhe Oda Amerikane, ku morën pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Uranik Begu nga Global Enterepreneurship Week, tregoi se kjo javë e nëntorit do të jetë si kampanjë vetëdijësuese me qëllim të rëndësisë që ka ndërmarrësia në Kosovë,

Begu shtoi se duhet rritur përkrahjen ndaj ndërmarrësve të rinj veçse tha se si sfidë mbetet sundimi i ligjit në Kosovë në mënyrë që të bëjë më të lehtë punën e ndërmarrësve të rinj e për të krijuar një ekonomi më të fuqishme kosovare.

Ndërkaq, kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se nuk ka popull më anti-komunist në Ballkan se sa në Kosovë, e me këtë, ai tha se perspektiva e vendit varet nga iniciativa e personave që vijnë me ide të qarta për ta quar vendin përpara.

Edhe Veseli kërkoi që në vend, të sundojë ligji në mënyrë që ndërmarrësve t’ju ofrohen mundësi për të krijuar ndërmarrje të suksesshme.

Ai oftoi mbështetje për ndërmarrësit e rinj duke u bazuar në gatishmërinë e Ministrisë për Inovacion që e ka vendi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se kuvendi është nismëtar i gjithë asaj se si të bëhet biznes.

Ai tha se Kosova sot, falë angazhimit të deputetëve ka ligje të avancuara por shtoi se sfidë mbetet energjia elektrike prej të cilës bizneset në vit, humbin shifra marramendëse shkaku i mos-stabilitetit energjik.

Haradinaj shtoi se Kosova fillimisht duhet të ketë energji bazë pastaj energji të ripertritshme me të cilat do t’ua mundësoj inovatorëve, bizneseve të reja të përparojnë.

Kryeministri si sfidë përmendi edhe mos zbatimin e ligjit mjaftueshëm nëvend e që sipas së cilit kjo çështje mbetet hendikep për kosovarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat