Kadri Veseli: Të përkrahen njerëzit që kanë ide

Aktuale

Kadri Veseli: Të përkrahen njerëzit që kanë ide

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Foto nga Kuvendi i Kosoves

Dija, inovacioni dhe ndërmarrësia janë vet dinjiteti i njeriut në kushtet e lirisë. Perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide inovatore. Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Veseli tha se duke përkrahur punësimin e të rinjve, fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Ai tha se duhet punuar dhe investuar në potencialin e të rinjve tanë, në mënyrë që ata ta gjejnë veten dhe të ardhmen në vendin e tyre.

Në funksion të kësaj, Veseli tha se është krijuar edhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si biartës i implementimit të politikave inovatore.

“Perspektiva dhe zhvillimi ekonomik mund të vijnë vetëm nga ide që janë inovatore. Ne tradicionalisht asnjëherë nuk kemi pasur përkrahje e cila do ta zhvillonte ekonominë tonë. Përmes iniciativës private, kemi arritur të mbijetojmë”, theksoi kryeprlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit theksoi nevojën e fuqizimit të ndërmarrësisë së lirë dhe të përkrahjes për njerëzit që kanë ide.

Veseli tha se kapacitetet dhe fondet qeveritare në mbështetje të ndërmarrësisë në Kosovë do të rriten, ngase, sipas tij, është jetike që jo vetëm njerëzit tanë të qëndrojnë në vend, por edhe idetë e mira dhe projektet që sjellin zhvillim, të cilave duhet krijuar kushte që këtu të gjejnë aplikim.

“Jam shumë i sigurt se më shumë kanë të punësuar kosovarët në vendet perëndimore në sektorin privat, sesa që ka të punësuar në gjithë sektorin publik dhe privat në Kosovë”, tha Veseli.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës shfaqi besimin se ky takim i sotëm, por edhe kjo javë e ndërmarrëisë, do t’i shërbejnë transformimit të mënyrës së të menduarit.

“Kosova jonë ka perspektivë. Të rritet sektori i punësimit i të rinjve tanë dhe të fuqizohet shteti i pavarur dhe sovran me të gjitha institucionet e veta”, tha kryetari Veseli, thuhet në komunikatën për media.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat