Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën u takua një ditë më parë në Paris të Francës.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar kancelaren Merkel për përkrahjen e saj për arritjen e një marrëveshje paqësore me Serbinë.
”Faleminderit Kancelares Merkel për një diskutim të mirë gjatë aktiviteteve në #Paris # Armistice100 këtë fundjavë – dhe për mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një marrëveshje paqësore ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, duke çuar në integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, shkruan Thaçi.