Thaçi: Kosova asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe dhe më të fuqishme të mbarë botës - Bota Sot
Thaçi: Kosova asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe dhe më të fuqishme të mbarë botës

Aktuale

Thaçi: Kosova asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe dhe më të fuqishme të mbarë botës

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:48
Angela Merkel dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë mbështetje nga liderët botërorë për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Bota sot.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka publikuar foto nga takimet me Trump, Merkel, Macron, putin dhe Erdogan, duke thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur mbështetje më të madhe dhe këtë duhet shfrytëzuar për të jetësuar integrimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Postimi i tij i plotë:

Shënimi i 100-vjetorit të përfundimit të Luftës I Botërore, respektivisht Ditës së Armëpushimit në Paris, ishte po ashtu një mundësi që të takoj dhe bisedoj me liderët botërorë. Në takimet që kam pasur me presidetnin francez, Emmanuel Macron, presidentin amerikan, Donald Trump, kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si dhe presidentin rus, Vladimir Putin, më është konfirmuar mbështetja e plotë për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur mbështetje më të madhe dhe më të fuqishme të mbarë botës për tejkalimin, njëherë e përgjithmonë, të konfliktit shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tani është koha që të shfrytëzojmë këtë mbështetje për të jetësuar integrimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. HTH.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test