Thirrja për Haradinajn: Vepro kryeministër, atdheu është në rrezik! - Bota Sot
Thirrja për Haradinajn: Vepro kryeministër, atdheu është në rrezik!

Aktuale

Thirrja për Haradinajn: Vepro kryeministër, atdheu është në rrezik!

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 08:44
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pas ftesë nga Serbia që të bëhet pjesë e skenarit për ndarjen e Kosovës në këmbim të pavarësisë.

Duke folur për ftesën e Serbisë ndaj Haradinajt, profesor Dr. Binak Maxharraj thotë se, për këtë çështje i ka dërguar letër kryeministrit, por ky nuk e ka besuar ato.

Maxharraj e fton kryeministrin Ramush Haradinaj që të vepron shpejt në këtë rast, pasi e ka kuptuar skenarin e ndarjes së Kosovës nga Serbia në bashkëpunim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas në pyetje këtu është atdheu.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se, trimat njihen në ditë të vështira, e këtu atdheu është në pyetje, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

MË NË FUND KRYEMINSTRI HARAJDINAJ E PASKA MARRË VESH LOJËN E VUÇIQIT MË THAÇIN.

Haradinaj: "Beogradi më ftoi të bahëm pjesë e skenarit për ndarjen e Kosovës në këmbim të pavarësisë"

Ky skenar i Serbisë nuk është i kohës së sotme por i shumë viteve më parë. Ata gjithmonë e kanë dëshirua Veriun e Kosovës të praruar ne ar.

Për këtë ti kamë shkrue edhe nja dy tri letra publike për me ta ba me dije këtë skenar të Beogradit. Por ti sikur nuk besojshe.

Më rëndësi është së si u futë Hashim Thaçi ne këtë lojë të Serbisë në damë te Kosovës dhe nuk po lënë vend pa e përmend këtë ndarje të Kosovës.

Pra, z. Kryeministër pasiqë më ne fund e paske marrë vesh këtë skenar të Beogradit për ndarjen e Kosovës të bamë në bashkëpunim me Hashim Thaçit duhesh të veprosh shpejtë dhe menjëherë sepse ne pyetje është atedheu e jo Hashim Thaçi.

Votat i ke në Parlament dhe qe tani menjëherë sa nuk është vonë:

SHKARKOJE THAÇIN NGA POZITA E PRESIDENTIT SA NUK E KA SHKATËRRU KOSOVËN PËR TE CILËN KE LUFTU DHE KE DHANË GJAK FAMILJAR.

Bane këtë sa nuk është vonë, sepse atëherë ska pendim ,bile as uji i Drinit nuk të lanë.

Kryeministër vepro trimat njihen në ditë të vështira Atdheu është në pyetje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...