Gashi: LDK s’e kundërshton takimin Thaçi-Putin, por bisedat e mundshme me rusët për kufirin

Aktuale

Gashi: LDK s’e kundërshton takimin Thaçi-Putin, por bisedat e mundshme me rusët për kufirin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në emër të LDK-së ka thënë se takimi i presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin është detyrë e presidentit dhe se nuk do të mund të kundërshtojnë një takim të tillë, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se mund të kundërshtojnë atë se mund të bisedohet me rusët për çështjen e kufirit shtetëror,

Kreu i shtetit të Kosovës u takua me Putinin në Paris me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ai në rrjetin social Twitter, ka thënë se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Me presidentin rus Putin, u përqendruam për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Për këtë temë, Putini ishte i qartë. ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë’”, ka shkruar ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat