VV: Bordi i Telekomit, i mbushur me familjarë dhe kryetar degësh të partive në pushtet

Aktuale

VV: Bordi i Telekomit, i mbushur me familjarë dhe kryetar degësh të partive në pushtet

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Lëvizja Vetëvendosje

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje kërkon bllokimin e plotë të kontratës me Z-Mobile dhe i ka bërë thirrje prokurorisë që të heton kontratat kriminale që po e gërryen Telekomin e Kosovës.

Fatban Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë një konference për media theksoi se prokuroria nuk mjafton vetëm të marr në gjykim individ, mirëpo duhet bllokohet e gjithë kontrata.

Bunjaku: Të bllokohet kontrata me Z-Mobile

“I bëjmë thirrje prokurorisë që të veprojë me kompetencat e saj karshi kontratës kriminale që po e gërryen Telekomin, nuk mjafton të marrë në gjykim ish-drejtues, duhet të bllokojë kontratën, kësisoj si po vepron vetëm po ia shton këtij rasti persona të ardhshëm  që do të pësojnë në gjykim penal”, tha ai.

Përfaqësuesi i VV-së, ndër të tjera theksoi se ushtruesi i detyrës i kryeshefit ekzekutiv në Telekom është politik dhe i pa eksperiencë. Sipas tij, bordi i Telekomit është mbushur me familjarë dhe kryetarë të degëve të partive në pushtet.

Bunjaku: Bordi politik, i mbushur me familjarë dhe kryetar degësh të partive në pushtet

“Si ushtrues detyre i kryeshefit është vendosur  Trim Musliu, një producent filmash, një njeri me pak eksperiencë në fushën e menaxhimit të Telekomit, ndërkohë Bordi i Telekomit që nga kreu i bordit, deri te secili anëtarë përbëhet nga familjar dhe kryetar degësh dhe nëndegësh të AAK-së, PDK-së dhe Nismës, partive në pushtet”, tha ai.

Ndër të tjera, zyrtari i VV-së, tha se tash po bëhen katër muaj ku qeveria nuk ka marrë asnjë hap për 12 pikat e rezolutës që më herët i ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, së fundi kreu i Telekomit, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Vetëvendosje kërkon bllokimin e plotë të kontratës me Z-Mobile

Lëvizja Vetëvendosje kërkon bllokimin e plotë të kontratës me Zmobile dhe i ka bërë thirrje prokurorisë që të heton kontratat kriminale që po e gërryen Telekomin e Kosovës.

Fatban Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë një konference për media theksoi se prokuroria nuk mjafton vetëm të marr në gjykim individ, mirëpo duhet bllokohet e gjithë kontrata.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje prokurorisë që të heton kontratat kriminale që po e gërryen Telekomin, nuk mjafton të marr në gjykim ish drejtues, duhet të bllokoj kontratën” tha Bunjaku.

Ai pati kritika edhe për bordin e telekomit, i cili sipas tij përbëhet nga njerëz të partive në pushtet.

“Bordi i Telekomit përbëhet nga familjarë dhe kryetarë degësh të AAK-së, PDK-së, dhe NISMËS, pra gjitha partive në pushtet, ndërsa si ushtrues detyre e kemi një person që ka më pak eksperiencë se ai i kaluari”, tha Bunjaku.

Ndër të tjera, zyrtari i VV-së, tha se tash po bëhen katër muaj ku qeveria nuk ka marrë asnjë hap për 12 pikat e rezolutës që më herët i ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat