Isa Mustafa: Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit

Aktuale

Isa Mustafa: Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 13:42
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se Kosova e meriton të bëhet pjesë e Interpolit.

Ai pohon se Policia e Kosovës është mirë e përgatitur, e trajnuar dhe e disiplinuar andaj do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare.

“Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave”, shkruan Mustafa për gazetën “Bota sot”.

Kreu i LDK-së pohon se, vendi ynë ka nevojë dhe e ka për detyrë i kontribuojë kësaj sigurie.

“Kosova e meriton të bëhet anëtare e Interpolit. Policia e Kosovës është e përgatitur mirë, e trajnuar dhe e disiplinuar dhe si e tillë do të jetë vlerë e shtuar e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë, e cila ndjek dhe lufton krimin anekënd botës. Këtu qëndron edhe arsyeja pse vendet më demokratike janë në përkrahje të Kosovës, sepse ato kanë investuar shumë për paqe dhe siguri, dhe kanë nevojë për aleatë që luftojnë krimin dhe ndjekin kriminelët e të gjitha përmasave. Vendi ynë, jo vetëm se ka nevojë por e ka edhe për detyrë ti kontribuojë kësaj sigurie. Do të ishte normale që edhe Serbia të përkrah shtetin fqinj, Republikën e Kosovës. IM”, shkruan Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat