Sipas Haradinajt: Kjo është pjesa që Vuçiq dhe Thaçi planifikojnë t'ia heqin Kosovës - Bota Sot
Sipas Haradinajt: Kjo është pjesa që Vuçiq dhe Thaçi planifikojnë t'ia heqin Kosovës

Aktuale

Sipas Haradinajt: Kjo është pjesa që Vuçiq dhe Thaçi planifikojnë t'ia heqin Kosovës

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:19
Aleksander Vucic dhe Hashim Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dekonspiruar presidentin Hashim Thaçin për idenë e korrigjimit të kufijve, që e shet si të tijën. Haradinaj thotë se ky është plan i Aleksander Vuciqit dhe nuk është korrigjim, por ndarje e Kosovës. Kryeministri për herë të parë tregon se ky plan i është paraqitur edhe atij, dhe sipas tij, miniera e Trepçës i mbetet Serbisë. Shefi i ekzekutivit thotë se nëse Thaçi është marrë vesh për këtë plan, duhet të tërhiqet sa më parë

Në të T7, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plani për ta vënë territorin në tavolinën e diskutimeve me Serbinë, të cilin po e promovon Presidenti Thaçi, i është ofruar edhe atij. Haradinaj thotë se ajo nuk është as korrigjim i kufijve e as shkëmbim i territorit, por ndarje e Kosovës.

“Në këtë skenar kanë lypë aleatë, që të gjithë, përfshirë edhe mua. Prej Beogradit të dashur jo prej ndërkombëtarëve por prej njerëzve prej Beogradit”, është shprehur Haradinaj, 

Shefi i ekzekutivit thotë se këtë plan në tavolinë e ka shfaqur presidenti serb, Aleksander Vuciq. Thaci, sic shpjegon kryeministri, vetëm se ka rënë në grepin e presidentit serb.

“Ky është një skenar i Beogradit, i z. Vuciq. Është real që është i tij. Nëse dikush ka dilema, unë ju garantoj se është i tij. E di. Nuk është se ma ka thënë dikush”, ka përseritur disa herë mbrëmë Haradinaj.

Image

Sipas Haradinaj, Serbia e ka kërkuar Veriun për të zgjidhur për ta njohur Kosovën sepse Vuciqit i duhet diçka që ta arsyetojë humbjen e Kosovës.

“Korrigjimi, shkëmbimi, janë një tip kamuflimi për një marrëveshje që do njihte Kosovën nëse ia japim një pjesë të Veriut”.

Haradinaj në Pressing ka shpalosur të gjithë planin, duke vizatuar vijat, ku vendoset kufiri sipas idesë së Vuciqit dhe pjesët që do t’i merreshin Kosovës.

Kryeministri tregon se sipas atij plani parashihet që edhe miniera e Trepçës të merret, ndërsa Kosovës i mbetët vetëm pjesë hyrëse, por jo edhe xehet.  

“Nuk e parashohin me marrë Gazidovën, mbetët në Kosovë. Edhe Trepça e sotme, Stan Tërgu, nuk e marrin. Por Trepça e sotme është vetëm shpimi. Ata nuk e duan shpimin, por aty ku duhet me eksploru më nuk është këndej. Pjesa e minierës”, ka treguar Haradinaj. 

Ai thotë se me këtë plan në Kosovë do të mbeste vetëm vrima e minierës së Trepcës, ndërsa xehja i kalon Serbisë.

“Stan Tërgun e lënë një kilometër perimetër. Mund t’i thuash Kosovës se na mbeti Trepca, por mbetët vetëm vrima. Eksplorimi i xehes mbetet anën tjetër”

Kryeministri, i cili thotë se ka kundërshtuar kategorikisht këtë ide, përmend fshatrat, në të cilat do të vihej kufiri me Serbinë në Mitrovicë.

“Këta thonë se po e marrim Leshakun, por nuk është Leshaku. Është vetëm një drejtim i tij që mbërrin deri te trekëndëshi, deri te Zhazha, Kelmendi, Vllahia, Boletini. Pra krejt këto pjesë mbesin andej. Sipas kalkulimeve edhe Boletini”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test