Vuçiq ironizon: Thaçi mund ta ndjekë sa të dojë Putinin, por...

Aktuale

Vuçiq ironizon: Thaçi mund ta ndjekë sa të dojë Putinin, por...

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, por kur, ‘kjo do të shihet kur Prishtina ta di se ajo duhet të veprojë sipas rregullave që ajo vetë i pranon”.

“Nuk e nënçmojmë askënd, por nuk mund të marrim pjesë në një dialog me ata që shkelin çdo gjë që kanë nënshkruar. Ne nuk themi se do të ketë një dialog nëse hapen dy, tre, katër kapituj”, tha Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka folur edhe rreth takimit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Paris.

"Kjo është një çështje për të dyja palët, nuk kemi të bëjmë me të, nuk mund të ndikojmë se kush si sillet, kush do të bisedojë me këdo", tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse takimi mes Putinit dhe Thaçit, ndodhi para ose pas ceremonisë zyrtare në Paris.

“Thaçi mund ta ndjekë Putinin kudo dhe sa të dëshirojë, por nuk do të marrë mbështetje për ndonjë gjë që Serbia nuk pajtohet”, tha Vuçiq, duke vënë në dukje se për momentin "janë shumë larg harmonizimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat