Putini mbledh Kuvendin e Kosovës, seanca pritet të mbahet të premten - Bota Sot
Putini mbledh Kuvendin e Kosovës, seanca pritet të mbahet të premten

Aktuale

Putini mbledh Kuvendin e Kosovës, seanca pritet të mbahet të premten

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim

As kryeministri Ramush Haradinaj, e as ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nuk do të jenë në seancën e jashtëzakonshme të së premtes të thirrur nga opozita për skandalet në politikën e jashtme të Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj, Vetëvendosje thotë se ata do të jenë aty, e mbi të gjitha të diskutojnë për takimin e presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, që për Lëvizjen përbën skandal.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është shqetësues që presidenti Thaçi po zëvendëson aleatët, si Gjermania, me Rusinë.

Por, Arben Gashi i LDK-së, thotë se takimi Thaçi-Putin është në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit që të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, por nëse është diskutuar çështja e territorit, është shkelje.

Por, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është sinjal që të votohet sa më shpejt rezoluta e opozitës për ndalim të dialogimit për kufijtë e Kosovës.

Ajo tha se takimi i Thaçit me Putinin dhe mosdëgjimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, e kanë rënduar shumë shtetësinë e Kosovës.

Por, për zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, i cili vjen nga radhët e PDK-së, ky takim është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur nga ana e Rusisë.

Sipas tij, është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë, të cilat funksionojnë në skema bardh e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test