Shuhet zjarri në Parkun e Gërmisë

Aktuale

Shuhet zjarri në Parkun e Gërmisë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Gjatë pasdites së sotme, Parku i Gërmisë është përfshirë nga zjarri, duke dëmtuar afro 50 ari.

Fatmir Bilalli, shef i Sektorit të Emergjencës në Drejtorinë e Shërbimit Publik, ka treguar për Kosova Press se në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë, pjesëtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, KFOR-i italian, zjarrfikësit dhe punëtorë të Hortikulturës.

Bilalli: Parku i Gërmisë është përfshirë nga zjarrie

“Diku rreth orës 17:00 të pasdites e kemi marrë një informatë që ka shpërthyer një zjarr në Parkun e Gërmisë. Menjëherë kemi ndërmarrë masat e duhura, ekipet e emergjencës kanë ardhur në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Publik e ka njoftuar ndërmarrjen Hortikultura, të cilët kanë ardhur edhe këta së bashku me ekipin e zjarrfikësve  edhe ekipet e tjera, vazhdojnë ende të jenë në vendin  e ngjarjes”, tha Bilalli.

Sipas tij ende nuk dihet qartë, se pse ka ndodhur një gjë e tillë, mirëpo ai ka konsideruar se dëmi nuk ka qenë shumë i madh.

Bilalli: Rreth 50 ari janë përfshirë nga zjarri

“Në fillim është menduar se është përfshirë hapësirë e madhe, por jo diku 40-50 ari, jo më shumë, dëmet materiale nuk janë shumë të mëdha. Drunjtë e mëdhenj, lisat nuk janë djeg, por vetëm dushku dhe pjesa e poshtme që ka qenë”, ka shtuar Bilalli.

Deri sa Bilallli thotë se ende nuk dihet se cili ka qenë shkaktari i këtij zjarri, drejtoresha e parqeve Fatime Hajda ka aluduar me faktorin njeri.

Image

 Hajdari: Shkaku i këtij zjarri mund të jetë vet faktori njeri

“Fatkeqësisht mendoj se faktori është njeriu vet, mendoj që njerëzit që po shfrytëzojnë në shtigjet e Gërmisë, për me ec ose vrapu, po tregohen pak të pakujdesshëm, sidomos gjatë ndezjes së cigareve ose pjesës së mbetur dhe po i hudhin në Gërmi. Për shkak të motit të thatë kohëve të fundit që po merr, mendoj që ka ardh deri tek ndezja”, u shpreh Hajdari.

Ajo ka apeluar të gjithë që të kenë kujdes sepse, sipas saj, si shkak i pakujdesisë së tyre, mund të vij deri në dëme të jashtëzakonshme.

Ndryshe, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë natës do të kujdestarojnë ekipi i zjarrfikësve, që të mënjanojnë rreziqet eventuale.

****

Gjatë pasdites së sotme, parku i Gërmisë është kapluar nga zjarri, ku 40 deri në 50 ari janë dëmtuar nga ky zjarr.

Në vendin e ngjarjes sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë dalur menjëherë Policia e Kosovës, punëtorë të Hortikulturës, KFOR-i italian dhe zjarrfikësit.

Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari ka treguar për KosovaPress se ky zjarr mund të jetë shkaktuar vetëm nga faktorit njeri.

“Tash është koha me thatësi, nuk kemi temperatura të larta që mund të aludojnë me djegie të malit. Kjo ka mundur të ndodh vetëm nëse ndonjë qytetar ka mund të hedh ndonjë cigare në atë hapësirë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat