“LDK nuk përfshihet në dialog, s’e pret Thaçin korridoreve derisa ai flet me Putinin për territorin”

Aktuale

“LDK nuk përfshihet në dialog, s’e pret Thaçin korridoreve derisa ai flet me Putinin për territorin”

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e saj nuk do t’i bashkohet ekipit të dialogut të udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Mos pritni që LDK i bashkëngjitet ekipit të qeverisë i cili do t’i shkojë mbrapa Hashim Thaçit dhe do e pres atë korridoreve të Brukselit derisa ai takohet me Vladimir Putinin dhe diskuton me Aleksandër Vuçiqin për territorin e Kosovës”, ka thënë Bajrami në Info Magazine.

“Kufijtë e vendit dhe integriteti territorial janë çështje e mbyllur”.

Bajrami ka thënë se situata aktuale politike ne vend ka ndikuar keq edhe në ekonominë e vendit.

“Kemi rënie për 50 për qind të investimeve të huaja, kemi qenë vendi i 10 si top reformator, sot kemi regres”. “Sa herë ka jostabilitet politik, jo që bien investimet e huaja, por edhe investimet e brendshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat