Haradinaj qorton fort Albena Reshitajn, veprimi i saj revoltoi donatorët ndërkombëtarë - Bota Sot
Haradinaj qorton fort Albena Reshitajn, veprimi i saj revoltoi donatorët ndërkombëtarë

Aktuale

Haradinaj qorton fort Albena Reshitajn, veprimi i saj revoltoi donatorët ndërkombëtarë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Reshitaj dhe Haradinaj

Një takim i Këshillit Ndërministrorë për Ujërat, që do të duhej të mbahej javën e kaluar është anuluar në momentin e fundit për shkak të ndryshimit të agjendës nga këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Albena Reshitaj që është përgjegjëse për çështjet e ambientit. Ky ndryshim ka revoltuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebet, i cili është larguar nga objekti ku do të duhej të mbahej takimi.

Një takim i nivelit të lartë i paraparë të mbahej në kuadër të zyrës së kryeministrit, ka dështuar si pasojë e papërgjegjësive organizative. Pjesëmarrësit e paraparë janë revoltuar me ndryshimin e agjendës në momentet e fundit. Ata ishin njoftuar vonë me ndryshimin e rendit të ditës.

Takimi ishte paraparë të mbahej të enjten e javës së kaluar dhe do të duhej të ishin prezent të gjithë anëtarët e Këshillit Ndërministrorë të Ujërave.

Në takim përveç anëtarëve të Këshillit ndërministrorë që përbëhet prej shtatë anëtarëve, do të merrnin pjesë edhe ambasadori i Zvicrës Jean-Hubert Lebet dhe ai Francës Didier Chabert.

Takimi do të duhej të fillonte nga ora 10:00. Por kishte dështuar pasi agjenda ishte ndryshuar në momentet e fundit nga këshilltarja e kryeministrit Albena Reshitaj, e cila është përgjegjëse për çështjet e mjedisit.

Në takim nuk kishin shkuar fare disa nga akterët relevant të ujërave.

Prej tyre vetëm ambasadori i Zvicrës, kishte arritur në objektin e qeverisë. Megjithatë edhe ai nuk kishte pranuar të hynte në takim.

Ndryshimi i agjendës e kishte revoltuar edhe atë. Ai e kishte konsideruar agjendën e takimit si joserioze.  Pasi me ndryshimin e agjendës nuk u ishte dhënë hapësire diskutimit të projekteve të cilat financohen nga ambasadat, merr vesh media nga burime brenda Zyrës së Kryeministrit.

“Këtë brengë ambasadori i Zvicrës ia ka shprehur personalisht kryeministrit Haradinaj, pak minuta para se të niste takimi”, ka thënë.

Kjo kishte bërë që kryeministri Haradinaj ta anuloj takimin. Për këtë papergjegjësi  Haradinaj ka qortuar Reshitajn.

Media e ka pyetur Reshitajn lidhur me ndryshimin e agjendës dhe anulimin e këtij takimi, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, nuk e ka mohuar se ky tha për Insajderin se ky takim do të mbahet gjatë kësaj jave.

“Këtë javë do të zhvillohet takimi në fjalë. Ju informojmë, me kohë për detaje”, tha Gashi.

Këshilli Ndërministror për Ujërat përbëhet nga shtatë anëtar të përhershëm, pesë nga të cilët kanë drejtë vote.  Kryeministri është edhe kryesues, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministri i Financave, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe dy përfaqësues nga komuniteti i donatorëve (pa të drejtë vote).

Njëri nga ta Zyra Zvicerane për Bashkëpunim i caktuar si udhëheqës i sektorit të ujërave në mesin e donatorëve, si dhe një nga donatorët aktiv në sektorin e ujërave, me përfaqësim rotativ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test