Abdixhiku: Të shkojmë në zgjedhje, na duhen mendje më të guximshme përballë Serbisë

Aktuale

Abdixhiku: Të shkojmë në zgjedhje, na duhen mendje më të guximshme përballë Serbisë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:46
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdixhiku ka thënë se do të ishte mirë për Kosovën që të mbaheshin zgjedhje sa më parë.

“Do të duhej të kishte (zgjedhje)... që të jemi më të fortë përballë Serbisë (në dialog)”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhen “mendje më të mira, më të guximshme” për ballafaqimin me Serbinë.

Deputeti i LDK’së ka parashikuar se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat