Si nisi zjarri në Parkun e Gërmisë, policia jep detajet

Aktuale

Si nisi zjarri në Parkun e Gërmisë, policia jep detajet

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot Parkun e Gërmisë e ka përfshirë një zjarr i cili është lokalizuar nga njesitet e zjarrëfikësve.

Sipas detajeve të policisë zjarri ka filluar rreth orës 17:00, por pas ndërhyrjes së ekipeve policore dhe zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinën, Florie Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga njesitet e zjarrëfikësve, nuk ka pasur të lënduar dhe me rastin që po cilësohet si zjarrvënie po merren hetuesit.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një rast të zjarrit nëParkun e Gërmisë në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit ekipet tona policore dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar menjëherë, me rastin i cili është cilësuar si zjarrëvënie, po merren hetuesit policor.”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat