Milaim Zeka zbulon gënjeshtrën e Nismës dhe PDK-së

Aktuale

Milaim Zeka zbulon gënjeshtrën e Nismës dhe PDK-së

Nga: N.H Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:21
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se si një familjarit të tij i ishte premtuar rehabilitimi për një sëmundje.

Ndërsa, lidhur me këtë rast deputeti Zeka deklaron se dy partitë (Nisma dhe PDK) e gënjyen ketë person.

Zeka me tej thotë se zyrtar të shtetit të Kosovës harxhojnë 7000 euro për një biletë dhe deri 9800 euro për një darkë.

Ja postimi i Zekës pa ndërhyrje:

Ky burri këtu

Ky burri ketu, eshte Syle Sylani, nga Llausha e Skenderajte. Eshte doktorri i pare i pemtarise ne Kosove. Ka doktorruar ne Bullgari, ne vitet 80-ta.

Diten kur eshte martuar nena ime e ndjere, ka lindur daja Syle.

35 vjet Profesor Universiteti, minister e zv. Minister, ne podrum jeton. Kurr nuk ka pranuar te vjedhe parane publike.

Para nje viti ka pesu nje sulm ne tru. Ju deshen 6500 euro per rehabilitim, e te gjitheve ju thash, po te gjithe e rrejten. E rrejti PDK-ja, po edhe Nisma, nderkohe qe zyrtar te ketij shteti harexhojne 7000 euro per nje bilete, a 9800 euro per nje darke.

I thash pak fjale, vetem per te treguar pse ti Daja im meriton me jetu edhe 100 vjet. Ti je idoli im, dhe i shume te tjereve. Ti je yrrneki ma i mire i nje njeriu te mire.

U bafsh 100, e krenar me Ty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat