Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Aktuale

Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Tomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi Tomas Schieb tha sot se Berlini mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol, pasi beson se mund të kontribuojë në luftën kundër krimit.

"Interpoli është i rëndësishëm në luftën kundër krimit. Ne besojmë se policia e Kosovës mund të kontribuojë në këtë luftë dhe ne nuk mendojmë se ka një implikim për statusin", tha ai.

Sipas tij, ekziston një qëndrim se kjo mund të zgjidhet përmes UNMIK-ut, "por sigurisht kjo zgjat më shumë se nëse Policia e Kosovës do të ishte anëtare e Interpolit".

“Kjo me të vërtetë do të kontribuonte në efikasitet”, tha Schieb duke shtuar se anëtarësimi në Interpol nuk kërkohet nga Kosova, por nga Policia e Kosovës.

Për anëtarësimin e Kosovës do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, e cila do të mbahet nga 18 deri më 21 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat