BSPK në përkrahje të protestës së zjarrfikësve

Aktuale

BSPK në përkrahje të protestës së zjarrfikësve

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për media i ka shprehur përkrahje Sindikatës së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet nesër.

Zjarrfikësit përmes kësaj proteste kërkojnë:

•        Qe të rregullohet statusi i tyre juridik;

•        Të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente;

•        Te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave;

•        Të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës;

•        Të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj.

BSPK shpreh keqardhje për zvarritjet që i janë bërë kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhen më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat