Cuoci: KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm - Bota Sot
Cuoci: KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm

Aktuale

Cuoci: KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:01
Salvatore Cuoci

KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm që do të çonin në përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë, tha komandanti i këtij misioni ushtarak në Kosovë, Salvatore Cuoci.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ku u bisedua për gjendjen e sigurisë, vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim ruajtjen e paqes.

Kreu i KFOR-it me këtë rast porositi që të gjitha qëndrimet e kundërta të adresohen në tryezë.

Ndërsa, Rakiq tha se KFOR-i do të mbetet ushtria e vetme e njohur në Kosovë që përkujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test