Balli Kombëtar Demokrat nga Kosova, në Shqipëri me rastin e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit

Aktuale

Balli Kombëtar Demokrat nga Kosova, në Shqipëri me rastin e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Balli Kombëtar nga Kosova, në Shqipëri me rastin e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit

Një delegacion i Ballit Kombëtar Demokrat nga Kosova, i prirë nga kryetari Gazmend Islami, kanë qenë prezent sot në Shqipëri në rastin e rivarrimit të themeluesit të Ballit Kombëtar Demokrat, Mid’hat Frashëri.

Kryetari Islami përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Frashërin si një shërbëtor i Shqipërisë Etnike dhe se vizioni i tij ka qenë për një Shqipëri të Lirë, për t’i ruajtur kufijtë e saj etnikë.

Postimi i plotë:

Sot ne homazhe per Mid'hat Bej Frasherin.

MID'HAT FRASHËRI (25 mars 1880 - 3 tetor 1949)

U bënë 69 vjet nga dita kur ndali së rrahuri në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zemra e Shërbëtorit të Shqipërisë Etnike Mid'hat Abdyl Frashëri. Ai u nda nga jeta 69 vjet më parë por është i gjallë më këshillat, bukurinë e fjalës, zjarrin e dashurisë për shqiptarët e për Shqipërinë Etnike.

Sot më 14 Nëntorë 2018 në Muajin e Përpjekjes për Shqipëri Etnike bëhet rivarrimi i eshtrave të Apostullit të Shqipëris Etnike në Atdheun e tij ,Mid'hat Frasherit djali i Abdyl Frasherit .

Gjeniu i Kombit ishte pjesmarrsë në shumë ngjarje historike të kohës, së fundi themelojë organizaten Balli Kombëtar që veprojë e punojë gjithnjë për Shqipëri Etnike dhe Komitetin "Shqipëria e Lirë " në Amerikë si qeveri në Mërgim .

Programi dhe vizioni i tij ishte të ketë një Shqipëri të Lirë dhe indipedente,të ruajë kufijtë e saj etnikë.

Të luftojmë për një Shqipëri të Lirë ,etnike e demokratike me baza shoqërore moderne.

Të luftojmë për një Shqipëri ,ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit etj.

Këshilla e tij ishte :
Duaj çdo copë të Shqipërisë .Të të dhëmbë për çdo copë të dheut shqiptar ,si çdo copë e trupit tënd.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat