Shefi i UNMIK-ut në OKB flet për dorëheqjen e Elez Blakajt dhe transformimin e FSK-së në Ushtri - Bota Sot
Shefi i UNMIK-ut në OKB flet për dorëheqjen e Elez Blakajt dhe transformimin e FSK-së në Ushtri

Aktuale

Shefi i UNMIK-ut në OKB flet për dorëheqjen e Elez Blakajt dhe transformimin e FSK-së në Ushtri

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:07
Shefi i UNMIK-ut në OKB Zahir Tanin flet për dorëheqjen e Elez Blakajt dhe transformimin e FSK-së në Ushtri

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet për raportin tre mujor për Kosovën.

Me këtë rast, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakaj, si dhe miratimin e projektligjeve të FSK-së.

“Dorëheqja e prokurorit të Kosovës për shkak të pretendimeve të caktuara ka prekur besimin për paanshmërinë e gjyqësisë. Luftimi i krimit dhe korrupsionit kërkon përpjekje të vazhueshme”, tha ai.

Tutje, Tanin tha se përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv për të dyja palët.

Ai shtoi se mbështetja ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Konteksti i gjerë i dialogut politik, është i ndikuar nga moszgjidhja e këtyre çështjeve. Përspektiva evropiane vazhdon të jetë motiv i të dy palëve. Mbështetja ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën. Komisioni Evropian ndërmorri një hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Ai foli edhe për miratimin e tri projektligjeve për FSK-në për të cilat tha se duhet të trajtohen me kujdes të veçantë.

“Miratimi i tri draftligjeve për FSK-në ka shkaktuar tensione të reja. Kjo çështje duhet trajtuar me kujdes të veçantë që rezultatet të jenë në kuadër të kornizave ligjore”, ka thënë ai”, tha ai.

Shefi i UNMIK-ut foli edhe për themelimin  e Asocacionit, si një marrëveshje e cila duhet zbatuar nga Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test