“Me Putinin takim, me Trupmin foto, Gjermania na paralajmëron rreziqet”

Aktuale

“Me Putinin takim, me Trupmin foto, Gjermania na paralajmëron rreziqet”

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 19:10
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvisjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin amerikan Donald Trump bëri vetën fotografi, kurse me atë rus zhvilloi takim.

Sipas tij, Rusia po e përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën ajo e dinë se çka përmban, kurse Kosova jo.

E këtë marrëveshje, ai thotë se vetëm Gjermania po e kudnërshton përditë duke paralajmëruar edhe rreziqet.

“Në rresht ulur prapa Putinit, me të kishte takim, ndersa me Trumpin veç foto, ambasadori rus konfirmon se Rusia përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi, marrëveshjen që Rusia e di çka përmban, por populli e Kuvendi i Kosovës jo. Ndërsa Gjermania kundërshton dhe përditë na paralajmëron për rreziqet!”, shkruan Adnan Rrustemi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat