Reagon Pacolli: Mbrëmë kam pasur darkë me miqtë e mi

Aktuale

Reagon Pacolli: Mbrëmë kam pasur darkë me miqtë e mi

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:24
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj një lajmi, siç thotë ai të rrejshëm që po qarkullon në media, duke pohuar se “mbrëmë unë kam pasur një darkë me miqtë e mi, në shtëpinë time dhe si nikoqir më takon të bëj një demantim të fuqishëm për një gënjeshtër të këtillë”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Po e lexoj një lajm të rrejshëm që po qarkullon nëpêr mediat tona. Mbrëmë unë kam pasur një darke me miqtë e mi, në shtëpinë time dhe si nikoqir më takon të bëj një demantim të fuqishëm për një gënjeshtër të këtillë. Rëndom, spekulimet qe lëndojnë privatësinë e njeriut nuk janë më interesante por tregojnë nivelin e ulët gazetaresk dhe janë të pabesushme. Shpresoj që gazeta në fjalë, me kërkim falje terheq këtë shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat