Dardan Sejdiu flet për raportet mes Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt - Bota Sot
Dardan Sejdiu flet për raportet mes Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt

Aktuale

Dardan Sejdiu flet për raportet mes Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu dhe Ramush Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur rreth raporteve mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sejdiu ka thënë T7, se është më se normale që kryeministri i një vendi të ketë raporte të mira me udhëheqësin e kryeqytetit të tij.

“Secili kryeministër racional bashkëpunon me kryetarin e kryeqytetit”, është shprehur Sejdiu.

Ai ka thënë se vetëm Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër, nuk ka pasur raporte të mira me Isa Mustafën, kur ky ishte udhëheqës i Prishtinës.

Sejdiu ka përmendur edhe kohën kur Mustafa ishte kryeministër dhe mbante raporte jo të mira me Shpend Ahmetin, si kryetar i kryeqendrës së vendit. /Express/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...